Janevska: Rënia e numrit të nxënësve është për shkak të emigrimit masiv

Nga I.A
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Rënia e numrit të nxënësve në klasën e parë këtë vit, sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, nuk është pasojë e emigrimit masiv, por kryesisht e rënies së natalitetit.

Janevska tha se krahasuar me vitet e kaluara, numri i filloristëve është më i ulët, por shifrat përfundimtare ende nuk janë mbyllur, pasi që regjistrimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në fund të shtatorit, prandaj është e mundur që numri i përgjithshëm i nxënësve të pësojë ndryshime.

“Më vjen keq që nuk respektohet në mënyrë konsekuente rregullorja për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, që do të thotë se tashmë në maj, në qershor, ata duhej të ishin te regjistruar dhe të futur në ditarin elektronik. Unë deklaroj se deri në ditën e fundit të shtatorit ne do të kryejmë regjistrimin e nxënësve. Është e mundur që ky numër edhe pak të zvogëlohet”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

Deri në fund të gushtit ishin regjistruar rreth 14.500 nxënës së klasës së parë për vitin shkollor 2026/2027. Sipas të dhënave të Ministrisë, këtë vit në vend janë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Në të njëjtën kohë, 26 shkolla në zonat rurale nuk kanë regjistruar as edhe një nxënës të klasës së parë, duke dëshmuar zbrazjen e vazhdueshme të shumë vendbanimeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër