Tiranë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju-Jork (SHBA), me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në X, Hoxha njoftoi se në fokus të takimit ishin zhvillimet dhe dinamikat aktuale në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe ndërlidhjes rajonale.
“Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat dhe mundësitë që kemi përpara, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit të ngushtë të vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më evropian”, deklaroi Hoxha.
Për ministrin Hoxha, partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar mbetet një pjesë e rëndësishme e angazhimit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
