Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Java Evropiane e Lëvizshmërisë, si një projekt i përvitshëm i Komisionit Europian, synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar përdorimin e transportit publik, biçikletën e mjete të tjera alternative, dhe sigurisht ecjen.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video nga të rinjtë në Shkodër që përdorin biçikletën si një traditë të trashëguar brez pas brezi.
Rama e cilësoi këtë si një mesazh të bukur nga të rinjtë e Shkodrës, ku biçikleta mbetet pjesë e pandarë e identitetit të qytetit dhe një zgjedhje për një të ardhme më të gjelbër e më të shëndetshme.
Java Europiane e Lëvizshmërisë synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar përdorimin e transportit publik, biçikletën e mjete të tjera alternative dhe sigurisht ecjen.
Ndërsa, aktivitetet e organizuara në Javën Europiane të Lëvizshmërisë synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe promovimin e ndryshimeve të sjelljes mbi lëvizshmërinë aktive.
