Hayden Panettiere ishte liruar nga rehabilitimi vetëm disa javë para vdekjes

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja Hayden Panettiere ishte liruar nga një qendër rehabilitimi për varësinë nga substancat vetëm disa javë para se të ndërronte jetë në moshën 36-vjeçare, sipas një raporti të ri të mjekësisë ligjore.

Panettiere u gjet pa shenja jete më 16 gusht në një banesë në Greenville, Karolina e Jugut.

Në vendngjarje ishte ish-partneri i saj, Brian Hickerson dhe vëllai i tij, Zach.

 Hayden

Njëri prej vëllezërve Hickerson u tha hetuesve se Panettiere kishte qenë në një qendër rehabilitimi në Malibu deri disa javë para vdekjes.

Ai pretendoi gjithashtu se aktorja kishte një histori të gjatë të abuzimit me drogë, alkool si dhe se më parë i kishte dhënë asaj Narcan pas një mbidoze.

 Brian dhe Hayden

Raporti tregon se në vendngjarje u gjetën pilula të shtypura që rezultuan pozitive për fentanil, një pipëz dhe një pluhur i bardhë.

Brian i dha Panettiere dy doza Narcan dhe më pas telefonoi shërbimet emergjente.

Sipas mjekësisë ligjore, vdekja e aktores u shkaktua nga efektet toksike të disa substancave, përfshirë fentanilin, 4-ANPP, alprazolamin, metokarbamolin dhe kuetiapinën.

 Hayden

Mënyra e vdekjes u përcaktua si aksidentale dhe në autopsi nuk u gjetën shenja traume që të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Hetimi për vdekjen e aktores tashmë është mbyllur nga Zyra e Mjekut Ligjor të Greenville County. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër