Bentley i thotë “jo” ekraneve për pasagjerë në veturat e tij

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ekranet për pasagjerët janë kthyer në një trend të ri në makinat luksoze, por Bentley ka vendosur të mos e ndjekë këtë drejtim.

Martin Page, drejtor i produkteve të Bentley, tha se kompania “nuk do të shtojë kurrë” një ekran për pasagjerin, pasi teknologjia duhet të sjellë vlerë dhe të mos dominojë përvojën e udhëtimit.

Vendimi vjen edhe pasi të dhënat e JD Power tregojnë se më shumë se një e treta e pronarëve të makinave me këto ekrane nuk i përdorin kurrë, ndërsa raportohen rreth 21 probleme për çdo 100 automjete.

Modeli i ardhshëm elektrik i Bentley, Torcal, do të ketë një ekran qendror OLED, por jo ekran për pasagjerin.

Në vend të tij, Bentley do të ofrojë materiale luksoze si dru, alumin ose karbon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër