Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë detaje lidhur me veprimet që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin, duke thënë se për këtë çështje do të flasë nesër pas mbledhjes së Kryesisë, raporton Ekonomia Online.

E pyetur për hapat që do të ndërmerren pas vendimit të Kushtetueses, Haxhiu ka kërkuar që sot vëmendja të jetë te përkujtimi i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër