Pensionet në Maqedoni do të rriten për 3%

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Rritja e pensioneve të shtatorit do të jetë 3 për qind, konfirmoi drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov. Rritja e pensioneve këtë herë do të bëhet sipas zgjidhjes ligjore dhe nuk do të ketë rritje lineare, siç kërkonin një pjesë e pensionistëve.

Nëse një pensionist merr pensioni prej 20,000 denarësh, i njëjti do të ketë rritje të pensionit për 600 denarë.

Shumat e reja pritet të zbatohen gjatë pagesës së pensioneve muajin e ardhshëm. Vlera e rritjes do të përcaktohet duke aplikuar përqindjen e paraparë mbi shumën aktuale të pensionit. Në Fond tashmë po bëhen përllogaritjet për shumat e reja, me qëllim që pagesa të përgatitet në kohë.

Detajet për shumën që do të marrin pensionistët pas rritjes do të varen nga lartësia e pensionit të tyre aktual. Gjatë dy viteve të fundit, pensionet u rritën në mënyrë lineare në katër raste, për një shumë totale prej 7 mijë denarësh. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për vlerësimin e kësaj çështjeje, por në mars 2026 e ndërpreu atë, pasi nuk pati shumicë për marrjen e një vendimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër