Gjykata Speciale vazhdon ta mbajë në listën e zezë Artan Behramin

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë një vendim të ri lidhur me vizitat te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjykata ka hequr ndalesën për gjashtë persona, por ka vendosur që ndalesa për vizitat jo të privilegjuara të vazhdojë për katër persona: Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën dhe Vllaznim Kryeziun.

Sipas vendimit, vizitat e këtyre katër personave ndaj Thaçit vazhdojnë të jenë të ndaluara, ndërsa për gjashtë personat e tjerë kufizimi është hequr, me vizitat e tyre që do të monitorohen.

Artan Behrami është ndër zërat që e kanë kundërshtuar publikisht Gjykatën Speciale që nga ditët e para të arrestimit të krerëve të UÇK-së.

Që në vitin 2020, Behrami e kishte kritikuar Specialen dhe kishte mbrojtur publikisht UÇK-në dhe krerët e saj.

Qëndrimet e tij kritike ndaj Gjykatës Speciale kanë vazhduar gjatë gjithë këtyre viteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër