Tiranë, 24 shtator Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas masës së arrestit në shtëpi për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Burime nga presidenca bëjnë me dijë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
Vlora Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit të organizuar.
