Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka folur para gazetarëve lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe çështjet që pritet të jenë pjesë e diskutimeve.

Hamza ka deklaruar se në këtë mbledhje do të kërkojë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe konstituimin e komisioneve funksionale.

Ai ka theksuar se PDK-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si të qartë.

“Procedimin e ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet. Normalisht, ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Kushtetueses është i qartë”, tha Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër