Mexhiti: Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë për ndihmën e shqiptarëve në SHBA

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në New York mori pjesë në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane.
Mexhiti për “TV21” tha se bashkë me shoqatat, po bashkërendisin aktivitetet për të ardhmen.

“Shfrytëzoj rastin të përshëndes diasporën shqiptare, po edhe falënderoj për kontributin që e ka dhënë vazhdimësi në të gjitha proceset, për kombin shqiptar. Prandaj edhe sot edhe këtu erdhëm me kënaqësi në ftesën e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, për të bashkëbiseduar, për të bashkërenditur aktivitetet e ardhshme. Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë, domethënë, për ndihmën e shqiptarëve në Amerikë, dhe sidomos për qasjen dhe relacionet e tyre me Kongresin dhe Senatin Amerikan”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti theksoi se përveç takimeve në kuadër të mbledhjes së Këshillit të OKB-së, delegacioni i Maqedonisë në New York po zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që kanë shprehu vullnetin për bashkëpunim.

“Këtu është edhe Këshilli OKB-së, janë prezent kryeministrat. Është edhe kryeministri i Maqedonisë, ministri i Punëve të Jashtme, është edhe kryeministri i Kosovës, kryeministri i Shqipërisë. Ka edhe takime spontane, por veçanërisht jemi ndaluar për të takuar shoqatat e ndryshme të diasporës, të cilat kanë dhënë vazhdimisht kontribut dhe e kanë vullnetin për të dhënë edhe në të ardhmen, për t’i bashkërenduar aktivitetet bashkë”, tha Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër