Mickoski në Nju Jork takon Vuçiqin, sot do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski në Nju Jork është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Gjatë takimit biseduam për zhvillimet aktuale në rajon, rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, avancimin e bashkëpunimit dhe interesat e përbashkëta që kontribuojnë për stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e popujve tanë”, ka shkruar kryeministri Mickoski në Facebook.

Në postimin e tij, ai thekson se vazhdojnë dialogun e hapur dhe bashkëpunimin konstruktiv në drejtim të forcimit të lidhjes rajonale dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, në vazhdimin e sotëm të debatit të përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndër folësit e paralajmëruar është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër