Tërmet në Prespë, lëkundjet u ndjenë edhe në Manastir

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 27 shtator Zhurnal.mk – Një tërmet është regjistruar sot në orën 14:04 në zonën e Prespës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Manastir dhe rrethinë.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin epiqendror të Prespës, rreth 127 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti ka pasur magnitudë lokale prej 3.3 ballësh sipas shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në pjesët jugperëndimore të vendit, veçanërisht nga banorët e qytetit të Manastirit dhe rrethinës, me intensitet prej III-IV shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër