Nicole Scherzinger ka zbuluar se pësoi djegie dhe flluska në këmbë pasi ujë i valuar iu derdh aksidentalisht pak para se të dilte në skenë në Gjermani.
Këngëtarja 48-vjeçare e Pussycat Dolls ndau një fotografi të dëmtimit të dielën, një ditë pas incidentit.
Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të mos e anulonte performancën dhe u ngjit në skenë për të vijuar koncertin e saj, shkruan DailyMail.
Në një postim në rrjetet sociale, Nicole tregoi se uji i valuar i ishte derdhur në këmbë vetëm një orë para performancës.
Ajo falënderoi publikun në Dusseldorf për mbështetjen dhe bëri të ditur se do të vazhdonte me koncertet e radhës.
Incidenti vjen në një periudhë të rëndësishme për këngëtaren, e cila po vijon angazhimet e saj muzikore me turneun.
Ndërkohë, Pussycat Dolls, ku ajo është anëtare, u rikthyen këtë vit me këngën “Club Song”, pas gjashtë vitesh.
Megjithatë, rikthimi i grupit është shoqëruar edhe me vështirësi. Muajin e kaluar, Pussycat Dolls anuluan 33 koncertet e planifikuara në SHBA dhe Kanada, pas shitjeve të dobëta të biletave.
Grupi kishte njoftuar fillimisht një turne me 53 data në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa datat evropiane vijojnë sipas planit.


