Unioni i Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim: Presim vendimin e Kushtetueses

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i ka kthyer përgjigje negative ftesës së Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit që do të mbahet sot në lidhje me pagat e magjistratëve. Rama thirri një tryezë diskutimi sot në 12:30, pasi tensioneve të krijuara mes përfaqësuesve të gjyqësorit dhe ekzekutivit.

Përmes një deklarate zyrtare të Bordit Drejtues, UGJSH sqaron se, ndonëse e vlerëson dialogun institucional si mjet për gjetjen e zgjidhjeve kushtetuese, pjesëmarrja në këtë konsultim është e pamundur në kushtet kur çështja e pagave është ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtarët theksojnë se padia e paraqitur prej tyre kundërshton ndryshimet ligjore të fundit dhe kërkon zbatimin pa diskutim të vendimit të Gjykates Kushtetuese, i cili përcakton standartin minimum të pagës dhe mekanizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.

“UGJSH e konsideron të nevojshme ruajtjen e pacenuar të kufijve të juridiksionit kushtetues të kësaj Gjykate, parimet që garantojnë objektivitetin e paanshmërinë e saj, si dhe parimet që garantojnë funksionimin e një shteti të së drejtës,” thuhet në deklaratë.

Unioni nënvizoi se kjo mospjesëmarrje nuk do të thotë mbyllje e dialogut institucional, por kërkon më parë qartësimin e situatës juridike nga Gjykata Kushtetuese përpara se të ulen në tryezë. /A2 Televizion/.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër