Tym i zi nga termocentralet, Kica-Xhelili: Nuk na duhet gazi, kemi helm mjaftueshëm

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kritikuar zhvillimet politike dhe qasjen ndaj çështjeve që lidhen me energjinë, shëndetësinë dhe bashkëpunimin politik.

Kica-Xhelili ka shkruar se Kosovës nuk i duhen “gazi, as termocentralet e reja”, duke shtuar se vendi ka “helm mjaftueshëm”.

Ajo ka kritikuar gjithashtu mungesën e bashkëpunimit dhe kompromisit për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se “kemi ego mjaftueshëm”.

Në reagimin e saj, deputetja ka përmendur edhe gjendjen në shëndetësi, duke ironizuar me shprehjen se “shëndeti është luks”.

Në fund, Kica-Xhelili ka kritikuar përqendrimin në “inatet politike”, duke e lidhur atë me mungesën e vëmendjes ndaj, siç e quan ajo, “luftimit të helmit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër