Prej disa ditësh, në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës e jashtë saj po zhvillohen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në mesin e pjesëmarrësve në protestën e fundit në Prishtinë ishte edhe këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima.
Prania e saj në këtë tubim u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Këngëtarja ndau një fotografi nga Kosova, ku shprehu mbështetjen e saj për protestat dhe për ish-luftëtarët e UÇK-së.
“Në Kosovë duke mbështetur protestat në përkrahje të UÇK-së kundër dënimeve të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, shkroi Besa.
Në vazhdim të postimit, ajo përcolli edhe një tjetër mesazh të shkurtër: “Liri për heronjtë tanë”.
Protestat janë organizuar në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të 16 shtatorit.

