VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Në vend të thirrjes për protestë, nga lobistët për themelimin e Gjykatës Speciale sot kërkohen përgjigje publike, thuhet në kumtesën e VLEN si reagim ndaj zhvillimeve të fundit.

Nga VLEN parashtrojnë disa pyetje, mes të cilave ngrihet dyshim nëse Ahmeti ka dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

1. Cili ishte pazari i ofruar në këmbim të mbështetjes së themelimit të Gjykatës Speciale?
2. Çfarë përmban dosja e Dhomave të Specializuara në Hagë që lidhet me dëshminë e Ali Ahmetit?
3. A kanë një emërues të përbashkët Dhomat e Specializuara dhe “Ballkani i Hapur”?
4. Përse Ali Ahmeti e rikualifikoi rolin e tij në procesin përpara Speciales, herë duke thënë se ishte dëshmitar, e herë duke thënë se nuk ishte dëshmitar në proces?
5. A ka shërbyer dëshmia e Ali Ahmetit si bazë për të ngritur aktakuzën kundër udhëheqësisë së UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e atyre që nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër