Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Top Channel njofton se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas burimeve të gazetares së TCH, ish-kreu i SHISH ka kërkuar heqje të menjëhershme të masës ‘arrest shtëpie’ sepse sipas avokatit të saj, nuk ekziston asnjë kusht ligjor.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër