Klekovski në pikën në “Diamond Mall”: Parandalimi dhe kontrollet e rregullta janë kyçe për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës – 29 shtator, ministri i shëndetësisë, Sasho Klekovski vizitoi pikën për kontrolle falas, në organizim të Institutit për Shëndet Publik në qendrën tregtare “Diamond Mall”, me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Këtë vit Dita Botërore e Zemrës shënohet nën sloganin: “Sëmundja e zemrës mund të jetë e padukshme: Kap ritmin e zemrës! Mos e humb asnjë rrahje!”. Fokusi është në njohjen e simptomave të fshehura, edukimin e popullsisë dhe aktivitetet e orientuara drejt sigurimit të qasjes universale në kujdesin kardiologjik dhe skriningjet parandaluese.

Në pikën e ISHP-së qytetarët patën mundësi falas të matin nivelin e tensionit të gjakut, sheqerit në gjak, kolesterolit, si dhe gjatësinë dhe peshën trupore, me çka u mundësua llogaritja e indeksit të masës trupore (BMI) – një nga indikatorët e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare është një nga rreziqet më të mëdha në botë. Faktorët që i shkaktojnë këto sëmundje mund të parandalohen dhe të zbulohen me kontrolle të thjeshta. “Apeloj qytetarët rregullisht të kontrollojnë tensionin e gjakut, glikeminë, dhe nëse ka nevojë të marrin terapi të përshkruar nga mjeku, vetëm në atë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin”, theksoi ministri Klekovski.

Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, theksoi se qëllimi i kësaj aktiviteti në terren është ngritja e vetëdijes për sëmundjet kardiovaskulare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër