Shkupi nesër në këmbë: Fillon aksioni më masiv ekologjik për pastrim në të gjitha komunat

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski njoftoi se nesër, më 30 shtator, me fillim në orën 10:00, do të mbahet aksioni më masiv ekologjik për pastrimin e Shkupit nën moton “Të lëmë shembull, jo mbeturina!”.

Në aksion do të marrin pjesë disa mijëra vullnetarë, të gjitha komunat e Shkupit, kryetarët e komunave, përfaqësues nga ambasadat, nxënës, personalitete publike, sportistë dhe shumë qytetarë. Aktiviteti do të zhvillohet në çdo lagje dhe në të gjitha komunat në territorin e qytetit të Shkupit.

Gjorgjievski theksoi se këto aksione nuk do të jenë njëherëshe, por do të mbahen rregullisht, pra dy herë në muaj, me qëllim që të shndërrohen në traditë të qëndrueshme dhe zakon për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Ai bëri thirrje publike që të gjithë bashkëqytetarët të bashkohen masivisht dhe me shembull personal të kontribuojnë në rregullimin e hapësirave publike, parqeve dhe rrugëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër