Bashkëpunimi në operacionet speciale, Jashari takon komandantët nga Shqipëria dhe Kroacia

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantët e forcave speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në takim, sipas njoftimit të FSK-së, është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, me fokus në operacionet speciale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe koordinimi dhe shkëmbimi i përvojave profesionale, si dhe rëndësia e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Në këtë kuadër, është diskutuar edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, i cili u cilësua si mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër