Aktorja dhe ish-banorja e BBVK-së, Gresa Gashi, ka befasuar me një deklaratë në rrjetet sociale, teksa publikoi një video.
Ajo ndau me ndjekësit e saj se ka humbur rreth 10 mijë ndjekës në rrjetet sociale, që sipas aktores ka ndodhur për shkak të postimeve të saj që ka bërë për UÇK-në.
Deklaratën e saj e bëri përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
“Po du me nda diçka me juve. Që kur kam fillu me postu për UÇK-në edhe për çlirimtarët tanë që ndodhen padrejtësisht në Hagë, unë i kam humb rreth 10 mijë followersa”, ka deklaruar aktorja.
“Ama mua numrat në Instagram nuk munden me më ndal edhe me ma hup guximin për me folë. Edhe me ditë që edhe 1 mijë followers kanë me më mbet, unë kam me vazhdu me fol derisa të arrijmë diçka na si popull”, ka theksuar ajo mes tjerash.
Reagimi i saj vjen edhe në një kohë kur një mori figurash përveç Gashit kanë reaguar si shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës për ish-krerët e UÇK-së.
Përveç kësaj, qytetarë të Kosovës kanë marshuar tash e dy javë në sheshin Skënderbeu për të protesuar vendimin.
