Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator Zhurnal.mk – Bashkia e Tiranës e ka zyrtarizuar njoftimin që e bën pak ditë pas verdiktit të marr nga Dhomat e Specializuara në Hagë për dënimin e katërshes së UÇK-së. Në një njoftim zyrtar në rrjete sociale, kryetari i bashkisë, Erion Velija, tha se do t’i propozonte Këshillit Bashkiak që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.

Velija njëkohësisht u bëri thirrje bashkive të tjera shqiptare të ndërmerrnin masa të ngjashme.

Ky propozim u vë në votim, dhe u shpall si vendim i miratuar nga bashkia e kryeqytetit së Shqipërisë.

“Nga sot, me propozim të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK”, u tha në postimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.

Propozimi për shpalljen e ish krerëve të UÇK-së “Qytetarë Nderi” bëhet si shenj falënderimi nga ana e Tiranës për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër