Lojtarët e Man Cityt diskutojnë frikën e rënies nga Liga Premier

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shpallja fajtor e Manchester Cityt në 114 nga 115 akuzat nga Liga Premier ka bërë që lojtarët e klubit nga Etihad të diskutojnë mbi të ardhmen e tyre nëse sanksionet janë të mëdha.

Sipas gazetës L’Equipe, lojtarët e Cityt kanë frikë se klubi mund të bjerë nga Liga Premier si rezultat i një vendimi që i shpalli fajtor për 115 akuza.

Anëtarët e skuadrës po diskutojnë pasojat e mundshme të vendimit tronditës, të konfirmuar gjatë pushimit ndërkombëtar.

Bordi i Cityt shpreh besim në pafajësinë e tyre dhe është i sigurt se do të apelojë vendimin e komisionit të pavarur të Ligës Premier.

Megjithatë, një agjent i njërit prej lojtarëve zbulon se ata kanë frikë nga një zbritje pikësh aq masive sa një rënie nga kategoria do të ishte e pashmangshme.

Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe drejtuesit e Cityt ende shpresojnë në një sanksion jo të madh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër