Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 shtator, Zhurnal.mk – Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet nesër në ora 16:00, në sheshin e kryeqytetit.

“Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka përmbyllur thirrjen me mesazhin: “Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”.

“Duke mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka deklaruar Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër