“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 shtator, Zhurnal.mk – Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës, për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00, ndërsa autobusët do të nisen në orare të ndryshme nga komunat dhe vendbanimet e Kosovës.

Sipas njoftimit, nisje të organizuara do të ketë nga Prizreni, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Vushtrria, Malisheva, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Drenasi, Skenderaj, Klina, Rahoveci, Lipjani dhe qytete e fshatra të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër