Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike “Parking i Qytetit” – Shkup njofton qytetarët se nga nesër, e enjte (1 tetor 2026), hyn në fuqi orari dimëror për hapësirat publike të destinuara për parkim që menaxhohen nga ndërmarrja.
Sipas organizimit të ri, orari i punës në zonat A, B dhe C do të jetë nga e hëna deri të premten, prej orës 07:00 deri në 21:00, ndërsa të shtunën parkimi do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 14:00. Në zonën D orari mbetet i pandryshuar dhe do të vlejë nga e hëna deri të shtunën, prej orës 07:00 deri në 23:00.
Nga ndërmarrja u bëhet apel përdoruesve të jenë të kujdesshëm dhe ta kryejnë pagesën e parkimit me kohë, duke respektuar rreptësisht orarin e ri të vendosur.
