Hoxha: Nevojiten organe inspektuese të fuqizuara dhe bashkëpunim rajonal për mbrojtjen e mjedisit

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në Seminarin Kombëtar për Sigurinë e Mjedisit, i mbajtur në Shkup në kuadër të projektit të BE-së për forcimin e kapaciteteve në zbatimin e legjislacionit mjedisor.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se ndryshimet klimatike, ndotja, degradimi i natyrës, mbeturinat, mungesa e resurseve dhe rreziqet ndërkufitare janë gjithnjë e më shumë pjesë e agjendës globale të sigurisë.

“Asnjë vend nuk mund të përgjigjet i vetëm ndaj këtyre sfidave. Qasja jonë duhet të jetë e qartë: parandalim në vend të reagimit, bashkëpunim në vend të izolimit dhe përgjegjësi institucionale”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se siguria ekologjike, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit janë të pandashme, duke veçuar rolin e organeve inspektuese në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme që mund të rrezikojnë mjedisin, shëndetin dhe resurset natyrore.

Hoxha konfirmoi se shteti mbetet i përkushtuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në thellimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar për një mjedis të sigurt për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Ai veçoi rëndësinë e rrjeteve si IMPEL, Rrjeti i BE-së për zbatimin e legjislacionit mjedisor, në luftën kundër krimit ekologjik ndërkufitar.

Seminari trajtoi sfidat e ardhshme mjedisore, përfshirë gjendjet emergjente, shëndetin publik dhe ndryshimet klimatike, me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Spanja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër