Modelja dhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj.
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe emocional, të cilin e ka ndarë me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, Xhuli më në fund ka dhënë lajmin e shumëpritur. Ajo ka kaluar mbi 20 ditë në një spital në Zvicër, në pritje të ardhjes në jetë të dy bebeve.
Përmes disa pamjeve të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Xhuli ka njoftuar se tashmë është bërë nënë e dy binjakëve, ndërsa ka ndarë edhe emocionet e saj pas lindjes. “I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Më tej, Juliana ka rrëfyer se ky ka qenë një prej udhëtimeve më të vështira dhe njëkohësisht më të bukura të jetës së saj, duke përmendur frikën, lodhjen, lotët dhe pasiguritë që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe. “Kishte momente frike, lodhjeje, lotësh dhe pasigurie… por në fund, gjithçka ia vlejti në momentin që i mora në krahë dy engjëjt e mi”, ka shkruar ajo.
Duke reflektuar për përvojën e saj, Xhuli është shprehur se ardhja në jetë e binjakëve i ka mësuar një tjetër dimension të forcës së një gruaje. “Një grua është më e fortë nga sa mendon. Ajo mund të rrëzohet, të qajë, të ketë frikë… dhe përsëri të çohet, të vazhdojë dhe të krijojë jetë”, ka shkruar ajo.
Modelja ka treguar se sot, kur i sheh dy fëmijët e saj në krahë, çdo dhimbje dhe moment i vështirë i këtij rrugëtimi merr një tjetër kuptim. “Unë nuk isha vetëm duke sjellë në jetë dy fëmijë. Po lindja edhe një version të ri të vetes”, është shprehur Xhuli.
Në fund të mesazhit të saj, ajo u ka uruar mirëseardhjen dy të vegjëlve në jetën e saj, duke i cilësuar si “dy dashuritë” e saj.“Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla. Nëna do t’ju dojë përtej çdo fjale, përtej çdo kufiri, përjetë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/
