Miranda Kerr është rikthyer në pasarelë pas pothuajse dhjetë vitesh mungesë, duke bërë një paraqitje të veçantë në sfilatën e stilistes Stella McCartney, gjatë Javës së Modës në Paris.
Ish-modelja e njohur e Victoria’s Secret u shfaq me një fustan të gjelbër elegant.
Veshja kishte edhe shpatulla të mëdha, gjersa Kerr kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë dhe elegante, me flokët e mbledhura në një gërshet dhe me grim shumë diskret.
Miranda
Në këtë sfilatë nuk ishte e vetmja modele e njohur që u rikthye në pasarelë.
Aty u shfaq edhe Karlie Kloss, e cila sot është nënë e tre fëmijëve dhe vitet e fundit ka marrë pjesë më rrallë në sfilata.
Mes modeleve të rikthyera ishte edhe Amber Valletta, 52 vjeçe, e cila ishte shfaqur për herë të fundit në një pasarelë rreth dy vjet e gjysmë më parë.
Për Miranda Kerr, rikthimi në Paris ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi kishte parakaluar për herë të fundit në qershor të vitit 2017, kur mori pjesë në sfilatën e markës Moschino.
Që nga ajo kohë, nuk ishte shfaqur më në pasarela, duke u përqendruar në projekte të tjera jashtë tyre.
Kjo ishte gjithashtu vetëm hera e tretë që Kerr ka parakaluar për Stella McCartney.
Para kësaj, kishte marrë pjesë në sfilatat e markës në tetor 2011 dhe shtator 2013.

