Haradinaj i bashkohet protestës në Prishtinë: Vendimi i Speciales është i padrejtë dhe i papranueshëm

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës që po mbahet në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Haradinaj, duke folur para protestuesve, tha se tubimi përcjell, sipas tij, një mesazh të qartë për atë që e cilësoi si “gabim të madh në drejtësi” në rastin e vendimit të Speciales.

“Jo në emër të popullit të Kosovës. Është një mesazh që ka ndodhur një gabim i madh në drejtësi. Vendimi është i padrejtë dhe i papranueshëm”, deklaroi Haradinaj.

Protesta në Prishtinë është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në protestë janë mbledhur qytetarë të shumtë, ndërsa gjatë tubimit janë përcjellë mesazhe kundër vendimit të gjykatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër