Shkup, 2 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri porositi se fokusi është vendosur në debllokimin e procesit të integrimit evropian dhe krijimin e udhërrëfyesit të përshtatshëm për vendin.
Ajo paralajmëroi se hapi i parë në këtë drejtim do të ndodhë tashmë javën e ardhshme, përmes rishikimit të të gjithë procesit të qasjes.
– Po përqendrohemi në atë që ta debllokojmë situatën, që të mund të vijmë me udhërrëfyes edhe për Maqedoninë e Veriut – deklaroi von der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ajo shtoi se pas debllokimit, procesi mund të zhvillohet shpejt për shkak të reformave të deritanishme.
– Mund ta konfirmoj atë që e tha kryeministri, se u dakorduam të kemi një hap të parë javën e ardhshme dhe të përpiqemi ta debllokojmë procesin dhe në fakt ta kthejmë në proces, ky është pjesa më e rëndësishme. Ajo që do të ndodhë javën e ardhshme është rishikimi i të gjithë atij procesi të qasjes – tha ajo.
Sipas presidentes evropiane, vendi ka realizuar përparim të rëndësishëm, edhe pse mbetet punë shtesë.
– I kemi ato shtete që tashmë janë thellësisht të përfshira në procesin e qasjes dhe hapin e mbyllin kapituj, dhe këto janë ato udhërrëfyes. Në momentin kur ta debllokojmë situatën këtu, mendimi im personal është se mund të jemi shumë të shpejtë me Maqedoninë e Veriut sepse tashmë po punojmë intensivisht në reformat që janë të nevojshme. Po, ende ka punë, por është mbresëlënëse ajo që deri tani e keni bërë – theksoi von der Leyen.
