Tiranë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po zhvillon një vizitë pune në Uashington D.C., ku është takuar me përfaqësues të institucioneve të ndryshme amerikane.
Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin e Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zyrtarë të këtij institucioni.
Metani u takua me Amy Carnie, drejtore e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Gjatë takimit ai shprehu mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.
“Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional”, u shpreh Metani.
