Aksident i rëndë në Shkup/ Janë përplasur tre makina dhe një autobus, disa udhëtarë të lënduar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes te Belvi, ku, sipas informacioneve fillestare të “Skopje1”, janë përplasur tre makina dhe një autobus.

Në vendngjarje ka intervenuar një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili u ka dhënë ndihmë tre të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar në spital.

Nga forca e goditjes, një nga automjetet është rrotulluar dhe ka goditur gardhin mbrojtës përgjatë rrugës.

Në rrugë janë shpërndarë edhe pjesë të automjeteve që kanë marrë pjesë në aksident.

Për momentin nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve të personave të dërguar në spital, as për shkaqet që çuan në përplasje, transmeton Pa Censurë.

Priten më shumë informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme pas vëzhgimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër