Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 tetor, Zhurnal.mk – Në Muzeun e Maqedonisë është hapur zyrtarisht ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës”, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara Meksikane dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

Ekspozita u inaugurua nga Konsulli i Nderit i Meksikës në Maqedoninë e Veriut, Alban Maliqi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Meksikës, Flor de Lis Vásquez Muñoz, si dhe drejtori i Muzeut të Maqedonisë, Aleksandar Ristevski.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues të sektorit kulturor dhe publik.

Përmes tekstileve tradicionale, ngjyrave, motiveve dhe teknikave artizanale, ekspozita sjell në fokus trashëgiminë e pasur kulturore të Meksikës, duke krijuar një urë kulturore mes dy vendeve dhe popujve.

Konsulli i Nderit i Meksikës në Maqedoninë e Veriut, Alban Maliqi, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne, si Konsullatë e Nderit e Meksikës në Maqedoninë e Veriut, të kontribuojmë në ndërtimin e këtyre urave kulturore dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy popujve tanë”, deklaroi Maliqi.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 2 nëntor 2026.

Aktiviteti vjen si pjesë e shënimit të 25 viteve të marrëdhënieve diplomatike dhe synon të promovojë shkëmbimin kulturor dhe afrimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Meksikës.

Nga miqësia dhe kultura drejt një partneriteti edhe më të fortë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër