Rrëmuja në transportin publik, autobusi që s’vjen kurrë në kohë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – “Sot vendosëm që krah qytetarëve të shohim nga afër se sa janë të rregullta linjat e transportit publik në qytetin e Shkupit. Vonesa dhe pritje të gjata, sidomos në disa linja periferike. Ka edhe ankesa se aplikacionet dhe oraret zyrtare tregojnë autobusë që në praktikë nuk mbërrijnë.”

Problemi me transportin publik vazhdon të jetë shqetësim i madh për qytetarët. Ata ankohen se në të shumtën e rasteve vonohen në destinacionin që duan, sepse presin me minuta apo edhe orë të tëra transport publik.

“35A ose 57 po e pres. Radhë herë kam pritur gjatë. Tashmë janë të rregullt autobusët. Duhet të udhëtoj me dy autobusë por janë të rregullt mendoj.”

“81 e pres për në Bllacë. Nuk vjen ka dy vite që nuk vjen autobusi rregullisht. Vetëm në mëngjes vjen dhe më nuk vjen aspak. Te poshtë vjen, lart s’kemi me çka të shkojmë. Ankesa kemi bërë, edhe nëpër medium. Vonohemi edhe për punë, gjindemi disi por vështirë.”

“Shtatën. Po, vonohet, ja tash p.sh. gati një orë pres. Kushtet brenda te disa autobusë janë të mira dhe disa aspak. Po, vonohemi në shkollë për shkak të vonesës së autobusëve.”

“Shumë herë po, vonohet. Përafërshisht 10-15 min presim minimum”.

“Ta them të drejtën jam i kënaqur me 55. Rregullisht kemi. Edhe me kushtet në autobus jemi të kënaqur. Verës kemi pasur edhe kondicioner kur ishte shumë nxehtë, autobusat janë të rinj. Çdo 10 minuta apo 20 minuta kemi autobus. Ma herët kemi pasur probleme, tani janë rregullu.” – u shprehën disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, zgjidhjen e kësaj problematike e sheh me ardhjen e 150 autobusëve të rinj.

“Procedura ka mbaruar. Është nënshkruar kontrata. Tani rrjedh afati i porosisë. Qyteti i Shkupit në këtë rast ka prioritet, gjegjësisht derisa nuk plotësohet kuota prej 100 autobusëve për Qytetin e Shkupit, deri atëherë nuk do të ketë furnizime as për komunat tjera, këtë e bëri me dije edhe ministri Nikollovski dhe kryeministri i vendit. Ne veçmë po punojmë në infastrukturë, që nënkupton në instalimin e mbushësve, dhe këtë po e bëjmë së bashku me Ndërmarrjen për Qarkullim Publik dhe EVN-në.” – deklaroi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski.

Në parkun e autobusëve ka gjithsej 341 autobusë, mirëpo 157 deri në 185 janë funksionalë, gjë që nuk mjafton për nevojat e qytetit. Shumë linja kanë itinerare të shkurtuara, frekuencë të reduktuar ose janë ndërprerë plotësisht.

Kjo rezulton në autobusë të mbipopulluar dhe pritje të gjata në stacione.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër