Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka theksuar se sfida më e madhe për Qeverinë aktuale është se në Buxhetin e vendit është krijuar një boshllëk financiar prej rreth 5 miliardë denarë, nëse i shtohet edhe ulja e TVSH-së për dizelin që është realizuar, buxheti i shtetit do të ketë një boshllëk financiar diku me rreth 7 ose 8 miliardë denarë, dhe një gjë e tillë nuk mund të mbulohet ndryshe përpos se me ri-balans të buxhetit.
“Ajo që për ne paraqet një sfidë, është se do të duhet patjetër të bëjmë edhe një ri-balansë të buxhetit, sepse vetëm mbi bazën e akcizave përllogaritjet tona na thonë se përafërsishtë do të na mungojnë diku rreth 5 miliardë denarë, nëse kësaj i shtohen edhe shkalla e TVSH-së për dizelin që është ulur, vimë deri tek një shifër në rreth 7 ose 8 miliardë denarë, e cila mund të mbulohet me ri-alokim të mjeteve, por do të duhet të bëhet ri-balansë të buxhetit. Ky ri-balancë parashikoj të bëhet brenda muajit tetor, dhe planifikojmë të ulim shpenzimet, por edhe të ardhurat, dhe me këtë ta ulim edhe deficitin buxhetor, nga ai sa ishte i planifikuar në ri-balansin e buxhetit më herët”, u shpreh kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Përkrahja buxhetore për komunat vazhdon
Mickoski poashtu u zotua se pavarësisht sfidave, Qeveria e vendit do të vazhdojë t’i mbështesë Komunat, dhe Projektet të cilat do t’i dorëzojnë në ciklin e ri të aplikimeve.
“Kjo Qeveri, Komunat dhe pushtetin lokal e ka ndihmuar si asnjë Qeveri më parë. Që nga formimi i Qeverisë para 27 muajve me rreth gjysëm miliardë euro kemi financuar projekte me mjete direkte nga buxheti shtetëror. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë, shumë komuna janë duke planifikuar projekte për ciklin tjetër të financimit” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Mickoski poashtu ka theksuar se sezonin e dimrit i cili pritet të fillojë në pjesën e dytë të muajit nëntor, vendin do ta gjejnë më shumë sfida, siç është, ndotja e ajrit, stabiliteti energjetik, ku janë marrë të gjitha masat që të kemi një sezon dimri pa probleme në energjetikë, ndërsa gjithashtu numri 1 i Qeverisë, pret që çmimi i derivative të naftës dhe i dizelit të stabilizohet, dhe të kemi rezerva të mjaftueshme.
