Aksion në Vlorë, policia shton kontrollet, në fokus makinat me xhama të zinj

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Vlorë, 4 tetor Zhurnal.mk – Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa prej akseve kryesore të qytetit, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme gjatë fundjavës.

Mbrëmjen e së shtunës, një prej pikave të kontrollit është ngritur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët kanë ndaluar automjete të ndryshme që qarkullonin në këtë aks.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar dokumentacioni i mjeteve, drejtuesit dhe personat që ndodheshin brenda automjeteve. Në fokus kanë qenë veçanërisht automjetet me xhama të zinj.

Efektivët kanë kryer gjithashtu verifikime për identifikimin e personave të shpallur në kërkim dhe kontrollin për raste të mundshme të armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet janë shtrirë edhe në pika të tjera të qytetit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë orëve të mbrëmjes.

Policia pritet të vijojë kontrollet e shtuara edhe në ditët në vijim, veçanërisht në akset me qarkullim të lartë dhe në zonat ku mund të evidentohen raste të shkeljes së ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër