Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për situatën e krijuar pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.
Në një postim të gjatë, Matraku ka zgjedhur të flasë drejtpërdrejt për publikun, duke kërkuar falje për situatën dhe njëkohësisht duke bërë thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej.
Ajo ka thënë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa thekson se privatësia e saj është cenuar.
Më poshtë, deklarata e plotë e Blerina Matrakut (pa ndërhyrje):
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi, që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…
Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi. Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time.
Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili m’u përdor për arsye të panjohura dhe të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, gjë që do të paguhet me drejtësi hyjnore.
Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia, të cilat, sikur t’i paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me pretekstin që lotët në sy ishin lot gëzimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft”.
Mos shpërndani më… Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht.
Dhimbja kërkon respekt.
Mjaft, ju lutem.
Jam njeri, që më është cenuar privatësia…
Përulësisht,
Blerina Matraku
Shpresoj ta përcjell mesazhin, sepse është shumë e vështirë të kap fillin në këto momente.”
