9
Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, nuk ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtua ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin, me 91 vota për.
Megjithatë, mungesa e Gërvallës është vërejtur në sallën e Parlamentit nga fillimi i seancës, deri te votimi i kësaj pike.
