Gucati: 100 deputetë shqiptarë, duhen 100 vota – turp për ata që mendojnë të ndahen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i marrë votat e të gjithë deputetëve shqiptarë, raporton Ekonomia Online.

Gucati bëri thirrje për unifikim të shqiptarëve.

“Deputetët tonë, të të gjitha partive shqiptare të jenë të unifikuar dhe të kalojnë ligjin bashkarisht. Jo me i marrë 91 vota, por 100 vota duhet me i marrë”, deklaroi Gucati.

“Jemi 100 shqiptarë, 100 vota e jo të ndahen se është turp ata që mendojnë të ndahen. O sot o kurrë se kauza është shumë e madhe”, deklaroi Gucati.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë pro 91 vota në lexim të parë ndryshimit të Ligjit për Specialen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër