9
Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi rëndësinë dhe dinjitetin e profesionit të mësuesit, duke nënvizuar përpjekjet për t’u rikthyer vlerësimi i merituar ndaj mësimdhënësve dhe rolit të tyre në edukimin e të rinjve.
“Shumë herë kam thënë: çfarë shoqërie, i tillë është edhe arsimi. Gjatë një periudhe të viteve të kaluara, për shkak të një sërë arsyesh shumë të ndryshme, u humb rëndësia dhe dinjiteti i mësuesit. Siç e shihni, këto dy vitet e fundit po bëjmë gjithçka që të rinjtë ta kuptojnë rëndësinë e mësuesit, i cili ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Shpresoj që në këtë po ia dalim. Edhe prania ime sot, por edhe gjatë viteve të kaluara, tregon se sa shumë duhet të vlerësohet ky profesion.”, – deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
