Serafimovski: 450 mijë vaksina kundër lisë së deleve, paralajmërohet kompensim për blegtorët

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Janë siguruar 450.000 vaksina kundër lisë së deleve dhe dhive nga Bashkimi Evropian dhe është marrë leja për përdorimin e tyre, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski.

Sipas tij, javën e ardhshme Ministria e Bujqësisë do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e blegtorëve, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm dhe mundësia e zbatimit të vaksinimit të bagëtive.

Serafimovski bëri të ditur gjithashtu se për blegtorët parashihet edhe kompensim, në kuadër të masave që lidhen me përballimin e situatës së shkaktuar nga sëmundja.

Takimi me përfaqësuesit e sektorit pritet të shërbejë për koordinimin e mëtejshëm të masave dhe përcaktimin e mënyrës së zbatimit të vaksinimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër