Nikolloski: Perspektiva evropiane mbetet prioritet strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi një takim pune me anëtarë të Parlamentit Evropian, në kuadër të mbledhjes së 25-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar *Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian*.

Në fokus të bisedimeve ishin integrimi evropian i vendit, procesi i reformave dhe hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale dhe përparimin e *Republikës së Maqedonisë së Veriut* në përmbushjen e detyrimeve, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushat kyçe që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE.

Nikolloski informoi për aktivitetet konkrete që po ndërmerr Qeveria në drejtim të avancimit të reformave, forcimit të institucioneve dhe krijimit të kushteve për përshpejtimin e integrimit evropian.

Në takim u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm me institucionet e Bashkimit Evropian, si partner i rëndësishëm i *Republikës së Maqedonisë së Veriut* në procesin e afrimit me familjen evropiane.

Gjithashtu, u konstatua se *perspektiva evropiane mbetet prioritet strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut*, ndërsa vazhdimi i dialogut të hapur me institucionet evropiane është i një rëndësie të veçantë për përparimin e mëtejshëm të vendit.

Takimi shërbeu edhe si mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve mbi çështjet aktuale, sfidat dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër