9
Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Më 04.10.2026 në ora 16:26 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tetovë kanë privuar nga liria personin T.M. (28) nga Tetova, duke vepruar sipas një raportimi paraprak nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare se në shtëpinë familjare ka hedhur një send drejt saj dhe i ka shkaktuar lëndime. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
