Sulm brutal me shkopinj druri në rrugën Ohër–Strugë, 26-vjeçari përfundon në spital

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Një 26-vjeçar nga Ohri është sulmuar fizikisht nga tre persona në rrugën rajonale Ohër–Strugë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 02:45, kur K.M. është sulmuar nga tre burra, të cilët dyshohet se e kanë goditur me shkopinj druri.
Pas sulmit, i riu është dërguar në spitalin “Shën Erazmo”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime trupore.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tre të dyshuarve. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre pritet të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër