Transferimi i bujshëm i Real Madridit, Yan Diomande, ka folur për fillimin e aventurës së tij në kryeqytetin spanjoll, duke insistuar se presioni i madh nuk e shqetëson aspak.
19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka pasur një start jo të lehtë te “Los Blancos”, pasi deri më tani ka qenë titullar vetëm në dy nga tetë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.
Megjithatë, Diomande ka thënë se vazhdon të punojë maksimalisht në stërvitje, ndërsa ka vlerësuar trajnerin Jose Mourinho për besimin që i ka dhënë, pavarësisht minutave të kufizuara.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Stërvitem shumë, edhe pse luaj pak. Stërvitjet janë intensive. Është mirë që trajneri Jose Mourinho beson tek unë dhe më jep mjaftueshëm minuta”.
Diomande ka pranuar se i pëlqen presioni që vjen me të luajturit për një klub si Real Madridi, duke e parë atë si një mundësi për t’u përmirësuar.
“E dua presionin, sepse më jep mundësinë ta tejkaloj veten. Gjithashtu, luaj në një klub ku kërkesat janë shumë të mëdha”.
“Kjo është gjithmonë diçka e mirë. Harrojeni historinë e superyllit, unë jam i njëjti person që kam qenë gjithmonë. Ndoshta për ju jam një superyll, por për mua jam po ai person”.
“Në çdo rast, është kënaqësi e veçantë të luaj për Kombëtaren time. Ndihem më mirë se kudo tjetër sa herë që vesh fanellën e Kombëtares”, ka përfunduar Diomande.

