9
Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Një 35-vjeçare nga Tetova është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas policisë, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare, ndërsa kjo e fundit ka denoncuar edhe se nëna kishte neglizhuar dhe keqtrajtuar foshnjën e saj 10-muajshe.
