Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku tha se dhuna e mbrëmshme është “fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, për të cilin tha se “ka ardhë në pushtet me mashtrime, me rrena”.
“Dhe vazhdon kështu, nuk e miraton një ligj që nuk është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, është për Kosovën, për shtetin, për gjakun, për sakrificën, jo vetëm të ushtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e popullit shqiptar”, tha ai, ndërsa po qëndronte në mesin e protestuesve në qendër të Prishtinës,
Lushtaku tha se “UÇK-ja nuk ka qenë e Hashim Thaçit, por e popullit shqiptar”.
“Po foli për shqiptarë, nuk po foli për këta që e kanë gjakun e përzimë me gjakun e sh*****”, tha ai.
Lushtaku tha se ka policë që “baballarët i kanë në Serbi” dhe të cilët, sipas tij, “e kanë udhëheq” reagimin ndaj protestuesve.
“Këtu kemi policë që e kanë udhëheq edhe mbrëmë atë që ndodhi, njerëz që baballarët e tyre janë në Serbi atje – me emra, me mbiemra”, tha ai.
Sipas Lushtakut, “pushteti e ka manipulu, e ka shfrytëzu Policinë e Kosovës”.
“Ne nuk i shohim policët tanë si armiq, por as nuk i shohim partitë tona si armiq – si kundërshtarë politikë po”, tha ai.
“Për mu është me rëndësi ligji, dhe jo a zgjidhet Presidenti apo jo. Jo pse s’kam dëshirë, sepse vendi është pa institucione….”, tha Lushtaku.
